Rozë

Mozzik nxjerr bllof Loredanën për arsyet e ndarjes: Një nëne nuk i shkon të gënjejë

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 15 January 2020

Një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Mozzik, pas deklaratës së Loredanës në emisionin “NIN”, e cila shprehet se ende nuk e di tamam arsyen e ndarjes me reperin sepse nuk ka ndodhur asnjë gjë e madhe për t’u ndarë.

Mozzik është se nuk pëlqen të bëjë publike jetën e tij private dhe të flasë për të, por nuk mund të rinte pa reaguar ndaj gënjeshtrave që Loredana kishte thënë për ndarjen e tyre.

Reperi thotë se ajo i di shumë mirë arsyet e ndarjes dhe se është shumë ligësi nga ana e saj që tregon gënjeshtra.

-Advertisement-

“Kanë ndodhur gjëra që nuk duhet të ndodhnin. Nuk është për të bërë hajgare, nuk bëjmë makreting për shkak të çikës, as unë as Mozzik s’kemi nevojë që të bëjmë ndarje për tu përfolur.

Pse ka ndodh s’mund të të tregoj saktë, por nuk e di. Është shumë e vështirë të tregoj përse, sepse nuk ka ndodhur aq shumë, nuk kemi pasur arsye me u nda, por kemi qenë të dy shumë të stresuar. Shumica mendojnë se është nice të bësh të njëjtën punë, të punosh non stop bashkë, e të kacafytesh, por 80 për qind e kemi kaluar mirë bashkë.

Kam për ta respektuar më së shumti dhe çika ime i ngjan Mozzik, cikën e dua më shumë se çdo tjetër në botë, e kam prej tij.

“Nuk ka ndodhur diçka që ne mos të flasim me njëri-tjetrin. Ai më respekton, unë e respektoj, kjo ka rëndësi. Nuk e kam mendimin se cfarë do bëjmë për tu rikthyer, çikën e kam para meje. Më pas ndoshta qetësohemi”, është shprehur Loredana.

Ndërsa Mozzik përmes disa postimeve në “Instastory” ai shprehet se Loredana e përdor vajzën e tyre për t’u viktimizuar dhe se arsyeja e ndarjes kanë qenë gabimet që ajo ka bërë.

“Unë jam 24 vjeç, djalë i një familjeje që më ka mësuar se ka vlerë familja, se ka vlerë respekti e dashuria. Kurrë s’më keni parë të reagoj për jetën time private dhe kurrë s’keni për të më parë. Por njerëzit më nisën disa pjesë nga intervista që e pashë dhe e dëgjova.

Ti je nënë dhe një nëne nuk i ka hije të gënjejë, sepse është ligësi. Atë engjëllin e vogël mos e përdor për t’u viktimizuar, për t’u bërë viktimë, kinse e dashur. Çdo herë po të shpëton Hana nga ngjarjet e fundit. Sepse është fëmijë ende, normal që e do, të kuptoj, por mos e përdor si të vetmen armë”, shkruan reperi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera