Rozë

Mozzik & Loredana me makinë luksoze, reagon zvicerania që e denoncoi

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 26 June 2019

Loredana Zefi po vijon të hetohet për skemën e pretenduar të mashtrimit të aplikuar përkundrejt një çifti zviceran. Llogaritë e saj bankare u bllokuan por i shoqi u tregoi së fundmi ndjekësve në “Instagram” se ka blerë një automjet tip “Mercedes” me vlerë prej 220 mijë dollarësh. Kjo gjë ka bërë që çifti zviceran të reagojë për gazetën Blick.

“Nuk ka para për shpenzime ligjore, por me sa duket ka shumë për një Mercedes të ri. Tani ata kanë tri vetura, ndërsa ne jetojmë në varfëri. Kjo gjë po ma thyen zemrën”– është shprehur Petra Z, duke iu referuar kërkesës së Loredanës për avokat shtetëror.

Çifti zviceran e akuzon konkretisht reperen 23-vjeçare për kërcënime të vazhdueshme dhe zhvatje të mbi 700 mijë frangave.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera