Rozë

Mozzik ka një mesazh për Kadri Veselin

Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 11 January 2022

Rep-artisti shqiptar, Mozzik, ka thënë disa fjalë për ish-kryetarin e kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselin, shkruan Gazeta inFokus.

Kadri Veseli ditën e djeshme ka qenë në Kosovë, pas rastit të vdekjes së nënës së tij, i cili menjëherë pas orës 16:00 u kthye sërish në Hagë, nën përcjelljen e pjesëtarëve të Eulex-it.

E nga ky rast siç duket është prekur edhe këngëtari Mozzik, i cili përmes një postimi në Instagram i ka dhënë përkrahje morale ish-kryetarit të PDK-së.

-Advertisement-

“Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha! Me dekë po, a m’u turpnu asniher”, ishin fjalët e Mozikut për Veselin.

Kujtojmë se Kadri Veseli, është pjesë e një aktakuze të përbashkët për kinse krime lufte, i cili po gjykohet në Hagë nga Gjykata Speciale./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera