Rozë

Mozzik flet për Loredanën dhe shpjegon një herë e mirë si qëndron e vërteta e ribashkimit

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 02 January 2021

Të gjithë fansat i kanë vënë kapakun faktit se Loredana dhe Mozzik janë ribashkuar, por duket se diçka e tillë nuk ekziston!

Mozzik ka folur për herë të parë hapur rreth lajmeve dhe dyshimeve për një rikthim me Loredanën.

Ai ka treguar se kjo nuk është fare e vërtetë, sepse në të kundërt ai do e kishte pranuar vetë këtë gjë. Në lidhje me videot e fotot ku ata janë kapur shpesh mat bashkë nëpër qendra tregtare, Mozzik është shprehur se kanë dalë me njëri-tjetrin për t’i blerë diçka vajzës së tyre, Hanës.

-Advertisement-

Ai ka thënë se nëse do të ishte bashkuar sërish me Loredanën, nuk do të kishte pasur turp ta pranonte vetë publikisht këtë gjë.

“Unë me të takohem ndoshta 1 herë në javë, sepse ashtu kemi jetën, nuk kemi si të mos takohemi se kemi një fëmijë në mes. Kemi qenë në një qendër tregtare për t’i blerë diçka vajzës. Nëse do ishte diçka sekret, nuk do ishim në një qendër tregtare. Ajo është nëna e vajzës sime, kështu që nuk është diçka wow. Nuk ka diçka që duhet fshehur. Nëse do kishte pasur diçka unë nuk do kisha pasur turp të thosha jemi bashkuar, sepse nuk mbahet sekret”, është shprehur reperi për Prive.

Ndërkohë para pak muajsh Mozzik u shfaq në pjesën e parë të dokumentarit të Loredanës dhe të gjithë mbetën të habitur.

Prej aty fansat u bindën se ai ishte rikthyer me Loredanën, por mesa duket ata për momentin janë thjesht miq të mirë dhe ruajnë raportet për hir të vajzës së tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera