Mozzik dhe Loredana kapen mat në Milano

Autori: Gazeta inFokus
19:47 | 12 February 2021
Mozzik dhe Loredana janë dyshja më e komentuar e momentit për shkak se përfliten ende për ribashkimin e tyre.
Reperi e ka mohuar që kjo të jetë e vërtetë, ama faktet tregojnë të kundërtën. Së fundmi dyshja nisën të ndiqeshin sërish në Instagram, jo në profilet e tyre, por diku tjetër.
Loredana ka nisur një biznes të sajin pak kohë më parë dhe nga faqja që ka krijuar për të ka filluar të ndjekë Mozzik.
Madje në faqen e biznesit të saj, Loredana ndjek vetëm dy personazhe, veten dhe Mozzik. Gjithashtu dokumentari i Loredanës për jetën dhe karrierën e saj na ka lënë të besojmë se ata të dy janë bashkë, madje më të lumtur se kurrë më parë.
Ndërkohë sot Mozzik zbuloi se ishte “arratisur” drejt Milanos, që e konsideroi si qytetin më të bukur të Italisë. Ai publikoi disa foto nga vendi, por nuk na zbuloi se në shoqërinë e kujt ishte.
Mirëpo si një nga reperët më të suksesshëm, Mozzik është gjithmonë nën vëzhgim dhe nuk mund të fshihet kollaj.
“Iconstyle.al” ka siguruar një foto, në të cilën Mozzik shihet i ulur në tavolinë me një vajzë dhe fansat janë të bindur se ajo është as më pak e as më shumë se Loredana.
Madje reperja ka ndarë sot në rrjete sociale një foto të çantës së saj dhe nga detajet vihet re se ajo është e veshur me të zeza njësoj si në foton ku shfaqet përkrah Mozzik.
Duke qenë se jemi në prag Shën Valentini ne kemi nisur të dyshojmë se dyshja kanë udhëtuar bashkë drejt Milanos për të festuar ditën e dashurisë larg gjithë njerëzve dhe syve kureshtarë.
Ndërkohë kujtojmë se disa ditë më parë Mozzik dhe Loredana publikuan foto nga një studio muzikore dhe i lanë të gjithë të dyshonin se po sillnin një projekt të përbashkët.
Ne mezi presim ta mësojmë se çfarë bëhet fjalë, sepse bashkëpunimet mes tyre na mungojnë të gjithëve.

Të tjera
-
Emergjenca konfirmon vdekjen e njërit të plagosur në Prishtinë, tjetri në gjendje stabile
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Ke...
-
E rëndë: Vd*es njëri nga të pla*gosurit nga gjuajtja me ar`më në Prishtinë, zbulohet identiteti i tij
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Ke...
-
Gjuajtja me armë te 4 Llullat, Policia: Dy persona të plagosur, i dyshuari është identifikuar
Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri të ...
-
Ky është i dyshuari për gjuajtjen me ḁrmë në Prishtinë ky raportohet se ka edhe të plḁgosur
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Ke...
-
Pamje nga vendi i ngjarjes: Gjuajtje me ar`më zjarri në Prishtinë, të paktën dy të pla*gosur
Të paktën dy persona kanë mbetur të plagosur, sipas burimeve të Nacionales, p...
-
Gjuajtje me ḁrmë zjarri në Prishtinë
Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, ku sip...
-
Kurti nesër mbledh ministrat
Nesër do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Nga Zyra e Kryeministri...
-
Von der Layen takon Vuçiqin në Bruksel: E ardhmja e Serbisë është në BE
Shefja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka zhvilluar një takim me...
-
Basha: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të relativizonte Asociacionin e komunave me shumicë serbe
Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha ka vlerësuar se Ko...
-
Ministri Peci e quan gazetarin Mehmetaj “kriminel”
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka esklauar në sulme ndaj gazetarëve, më kon...
-
Trump urdhëron FBI-në të deklasifikojë dokumentet në hetimet që e “lidhnin” me Rusinë fushatën e tij presidenciale 2016
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nënshkroi nj...
-
“Shefi i ZRRE’së duke ngrënë tortën e pronarit të KEDS’it”, gazetari publikon fotografinë festive të dyshes
Gazetari Lavdim Hamiti ka publikuar një fotografi të kryesuesit të bordit të ...