Rozë

Mozzik: 450 euro pagova nga hyrja në Serbi deri në Merdare, pa pikë nevoje

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 02 October 2021

Reperi i njohur kosovar, Gramos Aliu i njohur për publikun si ‘Mozzik’ ka treguar një histori se çfarë i ka ndodhur ditën e djeshme nga Zvicrës në Kosovë përmes Serbisë.

Reperi thotë se mllefosja në kufi ishte banale dhe se kishte sjelle të ashpra nga policët serb, shkruan Reporteri.net

Madje, Mozzik thotë se ju desh të paguante plotë 450 euro policëve serb gjatë rrugës dhe në kufi për të përfunduar në fund në Kosovë.

-Advertisement-

“3 her jam kthy Kosovë me veturë ka Serbia nga Zvicra shkaku që më rrugë e shkurtër.

Secilën her dokumentat 5 min edhe kemi vazhdu.

Dje e 3-ta ishte komplet ndryshe .

” Oho Kosovare ” filloj.

Mllefosja në kufi ishte banale , inati kalonte qdo përmasë të një polici në hyrje të kufirit Kroaci/Serbi.

Gjithë ato Pyetje provokuese , sjellje të ashpër diku për 1 orë e 20 minuta sa na mbajtën .

Unë e di qe ata s’na dojnë e na si dojmë , po dje e nuhata që edhe siguria e qdo Kosovari i cënohet edhe nëpër udhëtim me kalu andej.

Zoti hajër e bëftë !

Kujdes mërgimtarët sidomos ❤️

Dikun 450 euro nga kufiri hyrjes serbi e deri ne kufi merdare kam pagu polic serb në dy vende , kufi edhe në rrugë .( pa pikë nevoje )

Kjo foto është bëre dje gjatë hyrjës në beograd !

Zoti ju ruajtë Popull 🙏🏻

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera