Opinione

Mozaiku përshpejtimit të diskreditimit të Speciales

Autori: Gazeta inFokus 11:29 | 19 May 2022

Diskreditimi i Speciales pati filluar nga vetë ajo, ndërkohë që lufta në Ukrainë vetëm sa e përshpejtoi atë.

Shkruan: Agron HOTI

Prandaj, kemi një vazhdim diskreditimit të Speciales nga:

-Advertisement-

– vetëkonfirmimi nga Specialja se s’kishte pasur trafikim organesh nga UÇK, aspekt ky që e shkundi për vdekje këtë krijesë ende pa filluar;

– vetëpublikimi i dosjeve që hodhi poshtë idenë e të qenit Speciale, aspekt ky që i humbi imazhin në glob kësaj krijese ende pa filluar;

– kërcënimet e Serbisë ndaj Dick-ut i lanë zhveshur Rusinë dhe armatën shqiptare të rekrutuar nga Serbia që synonte goditjen e shtetit të Kosovës;

– fillimi i luftës në Ukrainë i humbi rëndësinë kësaj krijese ruse dhe nisi përshpejtimin e diskreditimit të saj;

– goditja ndërkombëtare ndaj agresionit rus në Ukrainë e ekspozoi zhveshur Rusinë si sponsori kryesor i Speciales;

– ç’antarësimi i Rusisë dhe fryma e krijuar pro pranimit të Kosovës në Këshill të Evropës, ku edhe lindi Specialja, e goditi për vdekje këtë gjykatë politike ruse;

– epilogu i luftës në Ukrainë përfundimisht e hedh toke këtë krijesë ruse me tërë armatën e bashkëpunëtorëve shqiptarë, prandaj edhe procedurat e saj pritet të ndodhin 3 apo 4 vite kur edhe pritet të fillojë rendi i ri ndërkombëtar me Rusinë e poshtëruar;

– mbyllja me letra e kësaj krijese ruse, përfundimisht i mbyll Serbisë e Rusisë me shokë çdo pretendim për goditje tjetër të Kosovës;

– mbyllja e kësaj krijese politike rikthen fuqishëm lavdinë e UÇK-së dhe godet përfundimisht armatën shqiptare, e cila që nga Lufta e Dytë Botërore në bashkëpunim me Serbinë kishte torturuar, masakruar, përndjekur, vrarë e zhdukur pa gjurmë mijëra patriotë shqiptarë dhe kurrë askush s’ishte dënuar, gjersa të njëjtit vazhdojnë ta luajnë patriotin gjersa godasin në zemër kombin që i lindi dhe rriti;

– mbyllja e kësaj gjykate politike i arsyeton me ngulm programet e ardhshme të partive politike për të futur në programe zgjedhore ligjin e lustracionit për të themeluar gjykatë speciale në Kosovë për ndjekjen e mijëra krimeve të komunizmit ndaj shqiptarëve dhe kjo i lë zhveshur të gjithë atë armatë të shqiptarëve që nuk ka lënë të zezë pa bërë kundër popullit të vet, pra popullit që i lindi dhe rriti.

Edhe ata mijëra shqiptarë që vetëm pse ishin shqiptarë u torturuan e masakruan gjatë komunizmit edhe ata patën familje, nënë, babë, motër, vëlla e fëmijë dhe kurrë askush nuk dha llogari. Nëse po duhet t’i japim llogari një gjykate speciale të ngritur nga Serbia e Rusia me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë, atëherë edhe këta bashkëpunëtorë shqiptarë duhet t’i japin llogari popullit shqiptar se ç’borxh u pati populli shqiptar që e bashkëtorturuan me Serbinë.

Gjykimi i krimeve të komunizmit ndaj popullit shqiptar e ndan përfundimisht shapin prej sheqerit dhe dihet kush kujt i kishte shërbyer dhe kjo duhet të jetë program zgjedhor i partive politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera