Sport

Mourinho zbuluan një detaj të pabesueshëm që gardianët e tij vërejtën në portat e stadiumit në Shkup

Autori: Gazeta inFokus 23:45 | 24 September 2020

Jose Mourinho ka befasuar të gjithë me deklaratën e tij pas ndeshjes me Shkëndijën e Tetovës, ku ka thënë që porta në stadiumin ‘Toše Proeski Arena’ në Shkup ishte 5 centimetra më e vogël se sa duhej të ishte, shkruan Gazeta inFokus.

Tekniku portugez ka treguar që portierët e tij kishin vërejtur që porta ishte më e vogël për 5 centimetra.

“Portierët me njoftuan se diçka nuk ishte në rregull me portën. Shkova ta shikoja dhe e pash që ishte 5cm më e vogël. E njoftuam delegatin e UEFA-s dhe u konfirmua që porta ishte më e vogël”, deklaroi Mourinho.

-Advertisement-

Tottenhami ka eliminuar Shkëndijën në rrethin e tretë kualifikues për Ligën e Evropës me rezultat 3-1.

‘Spurs’ arritën të mposhtnin skuadrën nga Tetova falë golave të realizuara nga Lamela, Son dhe Kane, ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoj Valmir Nafiu.

Pas këtij triumfi londinezët kanë kaluar në Play-Off, nga ku do të kërkojnë të kualifikohen në fazën e grupeve të Ligës së Evropës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera