Sport

Mourinho trondit Ronaldon (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 20 June 2017

Jose Mourinho nuk do ta transferoj Cristiano Ronaldo në Manchester United

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo nuk do të rikthehet në Manchester United, shkruan tabloidi britanik, Daily Star.

Burime të këtij tabloidi të afërta me Jose Mourinhon kanë thënë se portugezi nuk është i interesuar për rikthimin e sulmuesit nga Real Madrid në ‘Old Traffrod’, përcjell Express.

-Advertisement-

“Jo, Ronaldo kërkon vetëm më shumë para nga Real Madrid, Mourinho nuk është i interesuar ta rikthej në Manchester United”, deklaroi një burim i afërt me Mourinhon për Daily Star.

Por, kjo nuk do të thotë që Cristiano Ronaldo nuk do të largohet nga Real Madridit.

Nëse klubi nga Premierliga ke hequr dorë nga Ronaldo, këtë nuk pritet ta bëj edhe Paris Saint-Germain, e cila është e gatshme të shpenzoj para të majme për portugezin.

Se në cilin klub do ta vazhdoj Ronaldo karrierën pritet të mësohet pas Kupës së Konfederatave, e cila përfundon me 3 korrik. /Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera