Sport

Mourinho tallet keq me Steven Gerrardin dhe Liverpoolin

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 27 April 2021

Sot janë bërë shtatë vite që kur Liverpooli u mposht nga Chelsea me rezultat 2-0 në Premierligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në po këtë ditë kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, u rrëzua në mes të fushës dhe Demba Ba dyfishoi epërsinë e Chelseat duke ia shuar ‘Të Kuqve’ ëndrrën për t’u shpallur kampion.

Këtë ditë e ka kujtuar edhe trajneri portugez, Jose Mourinho, i cili është tallur paksa me Liverpoolin, që kishte posedimin e topit në atë ndeshje, por golat i shënuan lojtarët e Moirunhos.

-Advertisement-

Ai ka postuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në instagram dhe ka shkruar: “Anfield, 27 prill 2014. Posedimi i topit”.

Me poshtë gjeni postimin e Mourinhos, i cili aktualisht është i papunë, pasi javën e kaluar u shkarkua nga Tottenhami./Gazeta

inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera