Sport

Mourinho prononcohet lidhur me krahasimet mes Messit dhe Ronaldos

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 19 January 2019

Për më shumë se 10 vite, Messi dhe Ronaldo kanë dominuar në botën e futbollit.

Ata kanë thyer rekorde të shumta dhe kanë fituar çmime individuale të panumërta. Për shkak të ndikimit të tyre në lojë për shumë vite, gjithmonë është diskutuar se cili në të vërtetë është më i miri në botë, apo edhe i të gjitha kohëve, debat që vazhdon edhe në ditët e sotme.

Edhe Jose Mourinho, i cili disa javë më parë u shkarkua nga Manchester Unitedi, e ka thënë fjalën e tij në lidhje me debatin se kush është më i miri, Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.

-Advertisement-

Mourinho ka punuar për 3 vite me CR7 të Reali, teksa flet edhe për përballjet kundër tyre, pasi skuadra e tij është gjendur disa herë para ‘përbindëshave’.

“Kur i shikoni Messin e Ronaldon, mendoj se është e padrejtë të krahasohen. E vetmja gjë që mund të them është se kur unë e kisha Ronaldon në anën time, isha një njeri shumë i lumtur. Dhe kur kisha për të luajtur kundër Messit – dhe gjithashtu kundër Ronaldos, sepse kam luajtur edhe kundër Ronaldos disa herë – është dashur të mendohem shumë për të ndihmuar ekipin tim që të ketë shanse për sukses”, pranoi Mourinho.

Messi vs Ronaldo, ende mbetet një temë e nxehtë e diskutimit për tifozët.

Për Mourinhon, megjithatë, fakti që dy lojtarët kanë mbetur në krye të piramidës për kaq shumë kohë, është diçka që ai vërtet e admiron.

“Gjëja që duhet të admirohet është numri i viteve që qëndrojnë në krye. Unë gjithmonë them të njëjtën – edhe me menaxherët – Të fitosh njëherë, kjo mund të ndodhë. Por, të fitosh dhe të fitosh dhe të fitosh vazhdimisht – kjo është shumë më e vështirë”, tha mes tjerash Mourinho.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera