Sport

Mourinho nuk dorëzohet për Muriqin, kjo është shuma që ofron për shërbimet e tij

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 15 December 2019

Vedat Muriqi mund të ndryshojë ekip që në merkaton e janarit.

Sulmuesi shqiptar ka bërë mjaft mirë te skuadra e Fenerbahçes dhe ka zgjuar vëmendjen e shumë klubeve.

Tottenham interesohet konkretisht për të me trajnerin Jose Mourinho që do të gjejë me patjetër një zëvendësues për Harry Kane.

-Advertisement-

Numri një i stolit e pranoi dhe në konferencën e djeshme për shtyp se nuk ka stol për ta zëvendësuar dhe po mendon për merkaton.

Muriqi është një alternativë e mirë dhe e lirë në treg. Gazeta Milliyet shkruan se klubi anglez ka rritur iniciativën dhe sulmin drejt shqiptarit.

Shqiptari ka realizuar 10 gola në 14 ndeshje këtë sezon dhe ka dhuruar 3 asiste.

Fenerbahce nga krahu tjetër ka rritur çmimin për Muriqin, pasi do të arkëtojë nga shitja e tij jo më pak se 20 milionë euro. Një shifër e çmendur për një futbollist shqiptar, por e papërfillshme për Tottenhamin.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera