Lajme

Motra e Manjola Cakonit: Jemi shumë të vrarë, motra nuk e di që i ka vdekur vajza dhe burri

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 28 November 2019

Saimira Baçi ka folur për motrën e saj Manjola Cakoni e cila ka marrë lëndime të rënda pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri.

Ajo është e motra e Manjola Cakonit e cila ka humbur vajzën, 15 vjeç dhe burrin , si pasojë e tërmetit së të martës.

“Varrimi bëhet sot në orën 1 por ajo nuk di gjë. Jemi shumë të vrarë dhe motrës nuk i kemi thënë gjë, gjendja e saj është kritike” tha ajo për Top Channel.

-Advertisement-

Ajo ka dhe një djalë e vajzë në Angli që po qajnë ditë e natë. Jam shumë e vrarë nga kjo tragjedi që na mori 2 familjarë.

“Ne nuk i kemi treguar asgjë, mjekët sna thonë diçka konkrete, duhet të presim thonë”, tregon ajo.

Motra e Manjolës tregon se fëmijët e saj në Angli janë pa letra dhe nuk kthehen dot.

Manjola sot në mëngjes kërkoi vajzën dhe i kanë thënë se po është mirë do të sjellin mjekët.

Ndërsa djali tjetër i Manjolës që është në spital nuk di asgjë. I thanë që s’ka ndodhur gjë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera