Lajme

Motra e Kim Jong Un akuzon Ukrainën se po kërkon armë bërthamore

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 01 April 2023

Motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka akuzuar Ukrainën se po kërkon armë bërthamore, sipas mediave shtetërore.

Sipas mediumit korean, KCNA, Kim Yo Jong është shprehur tha se një peticion pro-bërthamor ukrainas, i cili ka marrë vetëm 611 nënshkrime, ishte një komplot politik nga zyra e Volodymyr Zelensky, shkruan Sky News.

Motra e Kim nuk dha asnjë provë për këtë pohim, i cili duket se bazohet vetëm në një peticion publik të paraqitur në faqen e internetit të zyrës presidenciale të Ukrainës.

-Advertisement-

Peticioni pasoi një njoftim nga presidenti rus, Vladimir Putin se Rusia planifikon të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera