Fokus

Motra e kandidatës për deputete nga AAK – PSD thotë që do ta votoj Vjosa Osmanin për kryeministre

Autori: Halil Berisha 14:48 | 09 September 2019

Shqipe Kastrati është kandidate për deputete e koalicionit AAK-PSD.

Por, motra e saj, Afërdita, si duket ka vendosur ta votoj dikë tjetër, shkruan gazeta inFokus.

Bile, këtë e ka bërë të ditur publikisht, në profilin e saj në Facebook.

-Advertisement-

“E dua motrën, por më shumë e dua Kosovën”, ka shkruar Afërdita.

Tutje, ajo ju bën ftesë kushdo që e voton AAK – PSD të votojnë për motrën e saj Shqipen, pavarësisht që ajo ka vendosur ndryshe.

“Motra ime Shqipe Kastrati është në listën për deputete të AAK – PSD në nr. 93. Kush voton për këtë koalicion le te voton për motrën time. #MeVjosenKryeministre”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera