Rozë

Motra e Bes Kallakut: “Askush nuk e dinte që isha motra e Besit, ja si e fitova punën në televizion”

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 01 March 2021

Motra e Bes Kallakut, Ana, e cila moderon në televizionin ‘Scan’ ka qenë e ftuar këtë mëngjes në emsionin “Ditë e Re” në Rtv Ora.

Ajo ka rrëfyer se në punën në televizion ajo e ka fituar me audicion dhe në fillimet e karrerës së saj askush nuk e dinte që ajo ishte motra e aktorit të njohur të humorit, Bes Kallaku. Ajo tregon se ky fakt është kuptuar shumë vonë nga kolegët e saj.

“Nuk më ka penguar fakti e të qënurit motra e Besit. Kur kam filluar punë në televizionin Scan nuk e kanë ditur fare që unë kam qenë motra e Besit sepse nuk mund të shkoj të përshëndetesha ‘Përshëndetje! Jam Ana, motra e Besit’. Kam shkuar jam prezantuar thjesht jam Ana kam bërë audicionet dhe kam filluar punë.Madje, shumë vonë është marrë vesh që jam motra e Besit.”– tregon ajo.

-Advertisement-

Ana ka folur për njohjen e saj me bashkëshortin, jetën e saj si një mami me dy fëmijë gjithashtu gjatë intervistës nuk është lënë pa u prekur dhe marrëdhënia e saj me Besin.

Ndër të tjera, ajo ka treguar më shumë detaje rreth jetës së saj private, si dhe nuk ka lënë pa përmendur dhe marrëdhënien e saj me Besin dhe tregon se është mjaft krenare për vëllain dhe arritjet e tij.

“Nuk më shqetëson fare, jam shumë krenare dhe dua ta bërtas që jam motra e Besit. Sepse bëhet fjalë për një person si Besi, super të suksesshëm, pozitiv i cili ka ecur vetë dhe e ka ndërtuar karrierën e tij vetë që kur ka qenë fëmijë” thotë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera