Lajme

Motoçikleta përplaset me veturën, 3 persona të lënduar në rrugën Mitrovicë – Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 23 September 2020

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi të martën në rrugën Mitrovicë-Skenderaj, në fshatin Klinën e Mesme.

Sipas Policisë së Kosovës një motoçiklete është përplasur me një veturë dhe tre të lënduarit kanë përfunduar në Spitalin e Mitrovicës.

Aksidenti sipas policisë ndodhi për shkak të pakujdesisë dhe mos mbajtjes së distancës nga shoferi i motoçikletës.

-Advertisement-

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë, nga pakujdesia dhe mosmbajtja e distancës godet veturën të cilën e drejtonte viktima mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy drejtuesit  dhe një pasagjer i veturës te cilët janë duke u trajtuar ne  Spitalin rajonal të Mitrovicës”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera