Auto&Tech

Moto X4, në shitje për Krishtlindje

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 05 July 2017

Është ende verë, por tregu i smartphone vihet në lëvizje mes gushtit dhe shtatorit. JO vetëm Apple dhe Samsung, por mes pajisjeve që duan një vend poshtë pemës së Krishtlindjeve është edhe Moto X4 e Motorolës.

Në bazë të zërave që qarkullojnë në rrjet, smartphone i ri i kompanisë amerikane të blerë në 2014 nga kinezët e Lenovos, do të jetë në vitrinë në tremujorin e fundit, në kohën e blerjeve të fundvitit.

Zërat flasin për një pajisje me ekran 5.2 polsh, kasë alumini dhe sistem operativ Android Nougat. Pikë e fortë e tij, përveç raportit të mirë cilësi-çmim është rezistenca ndaj ujit dhe pluhurit bashkë me fotokamerat.

-Advertisement-

Me sensor për gjurmët dixhitale që njohin dhe veprimet më të thjeshta, duhet të ketë një procesor Qualcomm Snapdragon 630, 4GB Ram e 64 GB memorie, të zgjerueshme.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy