Lajme

Moti vranët dhe me intervale me diell

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 14 May 2024

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban moti vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin reshje me shkarkime rrufesh.Në disa zona të izoluara për shkak të zhvillimeve të mëdha të vranësirave konvektive, ekziston rrezik për reshje të breshërit.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHMK.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera