Lajme

Moti sot: Vranësira dhe diell, temperaturat deri në 36 gradë

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 17 August 2024

Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.

Minimalet parashihet të lëvizin nga 16 deri në 19 gradë Celsius.

-Advertisement-

“Të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale kohore me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-36 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera