Lajme

Moti sot në Shqipëri, me diell, temperaturat deri në 40 gradë

Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 10 July 2024

Në Shqipëri sot moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet.

Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,4-1,0 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

-Advertisement-

Zonat malore 19/37°C

Zonat e ulëta 20/40°C

Zonat bregdetare 22/38°C

Anticikloni afrikan po ndikon gjerësitë gjeografike të Mesdheut ku presim temperatura ekstremisht të larta në territorin e Shqipërisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës

Të tjera