Lajme

Moti sot në Shqipëri

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 03 August 2017

Orët e paradites do të jenë në ndikimin e motit të kthjellët në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta paraqitet moti për zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës, vijon në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që i gjithë vendi të dominohet nga moti i kthjellët, situatë e cila do të vijojë dhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë të tyre në orët e mesditës.

-Advertisement-

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent Perëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera