Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 14 January 2018

nstituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë sot do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.

Sipas Institutit, në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët.

Mëngjesi i sotëm parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjegull ,si pasojë e radiacionit dhe ndryshimeve fizike në troposferë.

-Advertisement-

Pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç’rregullta dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s, thuhet në njoftim./INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera