Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 01 March 2019

​Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 14 gradë celsius.

“Në pjesën e parë të ditës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i qetë, pasdite pritet të ketë vranësira, më të theksuar në orët e vona. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënojë rënie, nën vlerat e normales. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, shkruan IHMK.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera