Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 28 September 2018

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të mbesin pothuaj të ngjashme me dy ditët e fundit, të cilat do të jenë 1-2 gradë Celsius.

“Situata meteorologjike vazhdon të mbetet konstante, me mot të kthjellët dhe me diell. Temperaturat minimale do të mbesin pothuaj të ngjashme me dy ditët e fundit, derisa grafiku në vlerat e maksimaleve do të shënoj rritje graduale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius. Shtypja atmosferike do të shënoj zbritje por jo nën vlerat e normales. Në shumë territore të rrafshit të Kosovës edhe për nesër parashihet të formohet brymë, si rezultat i kthjellimeve dhe proceseve tjera fizike që ushtrohen në shtresat e ulëta të troposferës. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, njofton IHMK.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera