Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 09 March 2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbretërojë sot në Kosovë.

Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm.

-Advertisement-

Të hënën dhe të martën do të mbajë mot relativisht i freskët dhe me reshje shiu. Nga e mërkura do të ketë kushte tjera meteorologjike, kështu që në fushat termike parashihet të ketë ngritje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera