Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:02 | 04 February 2020

Ditëve me diell dhe me temperatura të larta mbi vlerat e mesatareve po iu vjen fundi, si pasojë e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.

Dita e martë do të vijojë me mot me temperatura të larta, por nga pasditja e së martës vendi ynë do të përfshihet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik, duke e prishur këtë situatë të tanishme meteorologjike.

Fillimisht do të fillojnë reshje shiu, e me fuqizimin e këtyre masave polare, reshjet e shiut do të kalojnë në formë dëbore.

-Advertisement-

Reshje bore parashihet natën e së martës, mërkurës dhe pjesën e parë të ditës së enjte. Këto reshje do të ndikojnë dukshëm në prishjen e ekuilibrit termik, duke ndikuar në rënien e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në -7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-16 gradë Celsius, Dita e hënë paraqitet me temperaturat më të larta deri sa dita e mërkura do të shënojë maksimalet deri vetëm në 2 gradë Celsius.

Kjo situatë meteorologjike rikthen parametrat meteorologjik në mesataret e stinës dhe muajit që jemi, por reshjet e parashikuara do të jenë shumë të mirëseardhura për ti plotësuar kushtet hidrike, meqë dihet se vendi ynë është në deficit të reshjeve që prej vitit të kaluar.

Situata biometeorologjike do të jetë relativisht e mirë për shkak të prezencës së këtij aktiviteti meteorologjik. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-15 m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera