Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:14 | 08 January 2020

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme, temperaturat minimale në vendin tonë do të arrijnë në -6 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes. Situata anticiklonike që do të mbretërojë mbi vendin tonë dhe elementet tjera meteorologjike që do të jenë prezent gjatë kësaj periudhe të parashikimit, do të krijojnë kushte për ajër me cilësi jo të mirë”, njofton IHMK.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera