Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:01 | 06 January 2020

Masat e ajrit me origjinë polare do të mbeten prezent po thuaj gjatë gjithë javës, duke krijuar kushte për mot kryesisht të thatë dhe të ftohtë.

Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 6 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale parashihen të ulen deri -11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 13m/s, ndërsa në rrafshin e Dukagjinit, erërat do të jenë më të fuqishme duke kaluar shpejtësinë mbi 20m/s.

-Advertisement-

Erërat me këtë shpejtësi mbesin prezent vetëm ditën e hënë, ndërsa ditët tjera, do të fryjë erë e lehtë deri mesatare.

Bazuar në situatën sinoptike dhe numerike, reshje të asnjë forme nuk parashihen deri në gjysmën e dytë të muajit aktual, që nënkupton se do të ketë deficit të reshjeve, ndërsa në fushat termike nga dita e enjte e javës vijuese do të ketë ngritje të lehta, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera