Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:57 | 26 October 2019

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në vendin tonë do të kemi mot të ngrohtë, ku temperaturat maksimale do të arrijnë në 26 gradë Celsius.

“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj të mbaj edhe gjatë ditëve vijuese. Kjo situatë stabile vije si pasojë e masave anticiklonike të cilat mbeten të stacionuara mbi Gadishullin e Ballkanit, ku për pasojë do të kushtëzojnë mot me diell.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, drejtimesh të ndryshme.

-Advertisement-

Kjo gjendje stabile e motit do të vazhdoj edhe 7 ditë, ku më pas pritet ç’rregullim i motit, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera