Lajme

Moti sot në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 16 August 2019

Fusha të presionit të lartë nga Mesdheu kanë filluar të shtrihen mbi rajon, ku sot e gjatë ditëve në vijim do të favorizojnë mot më stabil me kthjellime dhe me diell.

Ndërkohë masat e freskëta ajrore që kanë depërtuar edhe mbi vendin tonë do të mbajnë temperaturat rreth vlerave mesatare.

Dita e sotme ka zbardhur me mot të freskët, ndërsa gjatë ditës priten kthjellime dhe mot me diell.

-Advertisement-

Minimalet do të shënojnë 14 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 27 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-9m/s, ndërsa indeksi UV do të jetë 8.

Nga fillimi i javës së ardhshme sërish pritet të rikthehet moti i nxehtë, me temperatura maksimale që mund të luhaten ndërmjet 32 deri 35 gradë celsius.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera