Lajme

Moti sot, me vranësira dhe reshje shiu

Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 13 February 2024

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9 deri në 12 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 13-43 km/h, thuhet në njoftimin e Meteo Kosova.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera