Lajme

Moti sot, me vranësira dhe mundësi reshje

Autori: Gazeta inFokus 07:15 | 20 September 2022

Java që presim do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit relativisht të ftohta me origjinë nga veriu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parasheh që ditët në vijim do të kemi temperatura më të ulëta.

Minimalet sot do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu me shpejtësi 1-4 m/s.

-Advertisement-

Të martën dhe të mërkurën parashihen më shumë vranësira të cilat kanë mundësi të sjellin riga të dobëta të karakterit lokal.

Ditët tjera, deri në fundjavë parashihen të kenë një stabilitet, por që temperaturat mbeten të ngjashme. Do të fryjë erë kryesisht nga veriu me shpejtësi 1-4 m/s, njofton IHMK.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera