Lajme

Moti sot, kryesisht me diell, nuk përjashtohen edhe reshjet

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 06 July 2018

Ditëve të para të muajit korrik ngrohtë dhe kryesisht me diell, nuk përjashtohen edhe reshjet.

Temperaturat e ajrit do të rriten rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 12C deri në 16C, e maksimalet nga 27C deri në 30C.

Fusha të presionit të ulët dhe masa të ftohta ajrore do të fillojnë të tërhiqen nga veriu i kontinentit, derisa nga Afrika veriore fusha më stabile ajrore dhe masa të ngrohta ajrore do të fillojnë të shtrihen mbi rajon ku do të favorizojnë mot kryesisht me diell dhe rritje të temperaturave. Mirëpo për shkak se rajoni ynë ndodhe ndërmjet masave të ndryshme ajrore, orëve të pasdites vende-vende nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale shiu me bubullima.

-Advertisement-

6.07 – Paradite mot kryesisht me diell. Gjatë ditës mot pjesërisht i vranët, e pasdite dhe në mbrëmje mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-3m/s. Shtypja atmosferike, gradualisht do të zbres në vlera normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera