Lajme

Moti sot, i vranëtme reshje shiu dhe bore

Autori: Gazeta inFokus 07:21 | 26 January 2021

Fushat me presion të ulët atmosferik që kanë përfshirë pjesën e Gadishullit të Ballkanit do të jenë të qëndrueshme dhe me tendencë në rritje. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët.

Sipas IHMK, nga dita e martë reshjet parashihen të jenë në formë dëbore edhe në viset e ulëta.

Këto reshje do të ndikojnë në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri 8 gradë Celsius.

-Advertisement-

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s në rrafshin e Kosovës, ndërsa në veriperëndim të Dukagjinit shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë deri 18m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera