Lajme

Moti sot i vranët dhe më shi

Autori: Gazeta inFokus 07:12 | 23 November 2021

Njëjtë sikurse e hëna, moti i vranët dhe më shi parashihet të jetë edhe gjatë ditës së martë.

Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius.

Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë. Në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull.

-Advertisement-

Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera