Lajme

Moti sot

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 12 February 2018

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion stabil atmosferik.

Sot në mëngjes, mbi vendin tonë do të jetë mot me mjegull dhe i ftohtë kurse gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe pa reshje.

Temperatura e mëngjesit do të jetë nga -4 në një, kurse ajo më e larta e ditës prej katër deri në 8 gradë.

-Advertisement-

“Vranësirat nga pasditja e së martës dhe të mërkurën do të shoqërohen me reshje shiu të përziera me borë, kurse në viset e larta do të ketë reshje bore.

Temperaturat minimle do të lëvizin ndërmjet -4 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera