Lajme

Moti për sot dhe nesër

Autori: Gazeta inFokus 07:04 | 26 November 2021

Sot dhe nesër vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijojë kushte për mot kryesisht të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat do të shoqërohen me riga shiu.

Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje ditën e shtunë, ndërsa të premten vazhdojnë temperaturat e ulëta të ngjashme me temperaturat e ditëve të fundit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s, njofton IHMK.

Etiketa:

Të tjera