Lajme

Moti për sot dhe katër ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 18 November 2024

Instituti Hidrometeorologji i Kosovës ka njoftuar se moti për sot dhe katër ditët e ardhshme në Kosovë do të jetë kryesisht i vranët. Sipas IHMK-së pritet të ketë edhe intervale me diell por edhe riga shiu.

Sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Nëpër ultësira parashihet mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Të martën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell dhe vende – vende me mjegull. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

-Advertisement-

Ditën e mërkurë, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtim i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Ndërkaq të premten, do të ketë mot kryesisht të vranët dhe me riga shiu të intensitetit të mesëm deri të lartë. Në viset e larta parashihen reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi juglindjes.

Vikendi parashihet me ulje të përkohshme të temperaturave dhe me ngrica, njofton IHMK-ja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera