Lajme

Moti për sot dhe javën e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 13 November 2021

Prishtina Weather ka njoftuar se do të mbetet kryesisht stabil edhe në fundjavë, me vransira e diell. Të dielën ka mundësi edhe për riga lokaloe shiu.

Mot kryesisht stabil po parashihet të mbajë edhe gjatë fundjavës në vendin tonë. Të shtunën me më shumë diell, në mëngjes vende-vende edhe ngrica, derisa ditën e diel në perëndim të vendit paraqiten kushte edhe për riga lokale shiu.

Edhe në fillim të javës së ardhshme mbetet mot i qëndrueshëm, me më shumë vransira, e ditën edhe intervale me diell. Të hënën orëve të mëngjesit në ultësira mundësi për mjegull apo mjegullinë.

-Advertisement-

Mosqarkullimi i mjaftueshëm ajror në fundjavë, dhe dominimi nga kushte të presionit të rritur do të mbajë ndotësit ajror më pranë sipërfaqes, e indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet në vlera të dobëta, e herë herë nëpër lokalitete do të kaloj edhe në vlera shumë të dobëta.

13.11 – Paradite kthjellime e kryesisht me diell. Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull. Pasdite shtim i vransirave, kryesisht shtresore të larta.

14.11 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.

15.11 – Vransira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave mundësi për mjegull.

16.11 – Kryesisht me vransira.

15.11 – Vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat minimale në fundjavë zbresin edhe deri në -1C, e maksimalet të shtunën arrijnë deri në 15C, e më pas gradualisht në rënie deri në 11C e 12C të martën e mërkurën.

Në fundjavë dominojnë qetësitë, e nga dita e hënë do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja e lindja 3-11m/s.

Shtypja atmosferike mbetet mbi vlera normale, me tendencë të rritjes javën e ardhshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera