Moti për pesë ditë e ardhshme
Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 16 October 2022
Mot stabil gjatë javës, kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit ftohtë, me mjegull përgjatë ultësirave.
16.10.2022 – Mot i qëndrueshëm do të mbajë gjatë javës vijuese mbi vendin tonë. Do të dominohet nga kthjellimet dhe intervale më të gjata me diell. Orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave paraqiten kushte edhe për mjegull apo mjegullinë.
Ditën e enjte do të ketë edhe vransira kalimtare, por pa mundësi për reshje, me një rënie të temperaturave. Nga e premta sërish kthjellime e diell.
Kushtet e motit të qëndrueshëm, me dominim të qetësive, mbajnë ndotësit më të përqëndruar pranë sipërfaqes, ndërsa cilësia e ajrit mund të përkeqësoshet me indeks që vende-vende kalon edhe në vlera të dobëta apo të pashëndetshme.
17.10 – Në mëngjes ftohtë, ultësirave mundësi për mjegull. Ditën kthjellët dhe me diell.
18.10 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ultësirave mundësi për mjegull.
19.10 – Kryesisht me diell.
20.10 – Vransira kalimtare paradite, e gjatë ditës intervale më të gjata me diell.
21.10 – Kthjellët dhe me diell. Më ftohtë.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e ato maksimale fillimisht mbesin të larta në 19C e 20C, e nga dita e enjte pësojnë rënie deri në 14C e 15C.
Do të dominojnë më shumë qetësitë, herë herë do të fryjë erë e lehtë nga verilindja dhe jugperëndimi 1-4m/s. Vetëm të enjten frynë edhe erë mesatare nga veriu 4-9m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale ditën e hënë, më pas me tendencë të rënies, por që mbetet e lartë.
Të tjera
-
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë fton shqiptarët e Luginës së Preshevës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka shkruar një ditë para votime...
-
Alban Hyseni i jep tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit ofertuesit më të shtrenjtë
Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin pë...
-
Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve, Kamberi ia jep meritat Kurtit për lobim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premt...
-
Pikëlluese| Sami Lushtaku jep lajmin e hidhur, ka të bëjë me ish-luftëtarin e shquar të UÇK-së
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar p...
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...
-
Hamiti: LDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rez...
-
Kritikat e Kurtit ndaj PSRK-së “ndërhyrje në drejtësi dhe shpikje për larguar vëmendjen nga dështimet”
Shoqëria civile dhe partitë opozitare po e konsiderojnë ndërhyrje në punën e ...
-
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, k...
-
Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak kohe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se raketat amerikane “Javelin”, p...
-
100 litra shi për metër katror – Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit
100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë ...