Lajme

Moti për katër ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 21 March 2020

Edhe e shtuna me mot të ngrohtë. Nga dita e diel rënie e theksuar e temperaturave. Në javën e parë të pranverës rikthehet moti dimëror, me mundësi edhe për reshje bore.

Moti pranveror që po mbanë sot në fillimin e stinës së pranverës do të mbretërojë edhe ditën e nesërme. Mirëpo nga dita e diel dhe javën e parë të pranverës një ciklon polar nga verilindja e kontinentit do të depërtojë mbi rajon që pritet të rikthejë motin dimëror, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar, e do të zbresin në vlera negative. Nga dita e hënë priten mundësi për reshje bore edhe përgjatë viseve të ulëta, si dhe pritet formim edhe i shtresave me dëborë. Nga dita e martë temperaturat maksimale do të shënojnë rritje graduale, por se mbeten nën vlera mesatare për këtë periudhë kohore”.

-Advertisement-

Sipas PW, “situata sinoptike që parashihet të jetë më dinamike këto ditë, me qarkullim edhe të mjaftueshëm ajror do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, e vlerat do të zbresin edhe në të mira. Vetëm orëve të mbrëmjes kohë pas kohe mund të kalojnë në vlera të pashëndetshme”.

Parashikimi për periudhën 21-25 mars:

21.03 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë. Në mbrëmje pjesërisht vranët.

22.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Në mbrëmje priten reshje të dobëta shiu, që më vonë do të shndërrohen në borë..

23.03 – Ftohtë, kryesisht vranët dhe me erë. Herë pas here me reshje të dobëta bore.

24.03 – Kryesisht vranët dhe ftohtë. Kohë pas kohe me reshje të dobëta bore, e gjatë ditës të përz

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera