Lajme

Moti për fundjavë, deri në 36 gradë

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 14 July 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se fundjava do të jetë “flakë” për nga temperaturat.

Të shtunën, IHMK-ja thotë se do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor, raporton Klankosova.tv.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-34 gradë Celsius. Të dielën mot kryesisht me diell dhe me vapë. Në fushat termike parashihen rritje kryesisht në vlerat e temperaturave maksimale. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-36 gradë Celsius”, thotë IMHK-ja.

-Advertisement-

Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit, IHMK-ja thotë se do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

IHMK-ja kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera