Lajme

Moti për dy ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 06 April 2021

7.04.2021 – Ftohtë, kryesisht vranët. Që nga orët e hershme të mëngjesit priten reshje bore, e në vise më të ulëta të përziera edhe me shi gjatë ditës. Përreth viseve kodrinoro-malore reshjet mund të jenë me intenzitet mesatar. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshjet do të vazhdojnë në formë të rrebesheve.

Temperaturat në vise të ulëta -1C deri 5C, e në vise malore -8C deri -2C. Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-14m/s, me hove edhe deri në 16m/s. Indeksi UV: 3. Windchilli: -8C. Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira.

8.04.2021 – Në mëngjes shumë ftohtë, e me kthjellime. Ditën mbetet ftohtë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Priten mundësi edhe për rrebeshe të shkurta bore. Në mbrëmje vransirat shpërndahen dhe priten kthjellime.

-Advertisement-

Temperaturat në vise të ulëta -5C deri 9C, e në vise malore -9C deri 0C. Era do të fryjë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga veriperëndimi 4-11m/s. Indeksi UV: 4. Indeksi i cilësisë gjatë ditës zbret në vlera të pranueshme e në periudha të qetësisë kalon në të dobëta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera