Lajme

Moti për 5 ditë, në fundjavë ngritje temperaturash

Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 31 January 2019

Sot në mëngjes borë dhe shi, në fundjavë mot më i butë, maksimalet deri në 12C.

Vorbullat ciklonike nga Atlantiku që kanë depërtuar mbi rajon, vazhdojnë të sjellin edhe nesër mot të ndryshueshëm, në mëngjes me reshje bore e në vise më të ulëta të përziera edhe me shi.

Nga fundjava masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore do të shtrihen mbi rajon ku do të favorizojnë mot më të butë, mirëpo një vorbull ciklonike mbi Itali, do të sjell vranësira, e në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu.

-Advertisement-

Vlerat e kualitetit të ajrit do të mbeten rreth vlerave të pashëndetshme, kryesisht në orët e mbrëmje, e gjatë ditës me qarkullim të mjaftueshëm ajror do të zbresin edhe në vlera normale.

31.01 – Në mëngjes reshje të dobëta bore, vende-vende të përziera edhe me shi. Në vise të ulëta mjegull. Gjatë ditës kryesisht me vranësira, e në mbrëmje priten kthjellime.

1.02 – Vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

2.02-3.02 – Në fundjavë mot më i butë, të shtunën kryesisht vranësira dhe intervale me diell. Në perëndim të vendit mundësi për riga lokale shiu. Ditën e diel me erë, kryesisht vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull.

Temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të shënojnë rritje, në fundjavë ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në +6C, e maksimalet nga 6C do të rriten deri në 12C, ditëve të fundjavës.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 2-7m/s, e në fundjavë mesatarisht e fuqishme deri në 12m/s. Shtypja atmosferike do të rritet rreth vlerave normale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera