Lajme

Moti, pas vapës, shi e rrufe

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 13 August 2019

Pas ditëve me vapë, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik.

Kjo gjendje ciklonike do të kushtëzojë mot me diell, por gjatë ditës do të ndryshojë, pasi do të ketë vranësira të dendura dhe konvektive, të cilat parashihen të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Reshjet në disa zona të kufizuara do të shoqërohen me stuhi. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 22-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-10m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera