Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Autori: Gazeta inFokus
23:22 | 08 January 2025
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Temperaturat do të jenë mjaft të larta për këtë periudhë kohore dhe maksimale pritet të arrijë deri në 15 apo 16 gradë Celsius. Në disa zona mund të ketë riga afatshkurtra shiu kryesisht në veriperëndim të vendit.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell dhe në disa zona me mundësi për ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.
Ndryshimi i motit në Kosovë do të fillojë të Premten vonë pasdite me depërtim të një fronti të ftohtë ajror me reshje shiu të cilat në disa zona do të shndërrohen në reshje bore. Temperaturat do të fillojnë të ulen ndjeshëm.
Në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, por edhe në Kosovë (paradite) e Premtja do të jetë ende e ngrohtë, me vranësira e intervale kohore me diell. Lokalisht me ndonjë rrebesh shiu sidomos në pjesën veriore të Shqipërisë.
Nga fundjava (sidomos e diela) na pret mot dukshëm më dimëror, me reshje të herëpashershme bore dhe me formimin e shtresave të reja të borës. Pritet të kemi depërtim më të thellë të temperaturave polare. Reshje nganjëherë të dendura bore kësaj radhe mund të kemi në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut dhe lindje e juglindje të Shqipërisë, por edhe në Kosovë do të kemi intervale reshjesh bore (Informata më të sakta për borë presim gjatë ditës së Premte).
Temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe mund të kemi dy ditë apo tri që temperaturat maksimale nuk do të kalojnë në “plus” në shumë pjesë të Kosovës, pastaj edhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe viseve kontinentale të Shqipërisë./MeteoBallkan

Të tjera
-
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve në rastin “Banjska” është caktuar për 17 prill
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të tre akuzuarve në rastin “Banjska”, Vladi...
-
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës
Janë publikuar pamjet nga momenti kur vetura, në të cilin ishin tri vajza, dy...
-
ZRrE: Shtrenjtimi i rrymës pritet të jetë rreth 15 %
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), ka njoftuar se pritet që rritja mesa...
-
Cakolli: KQZ ka mundur t’i shpall sot rezultatet – s’e kuptoj pse nuk e ka bërë
Eguen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka kritikuar Komisionin Qendror të...
-
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit
Për Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor,...
-
Ambasadori italian takohet me Limajn, flasin për pozicionin paszgjedhor të Nismës
Ambasadori i Italisë në Republikën e Kosovës, Antonello DE RIU, është takuar ...
-
Tre nxënës në një shkollë në Mitrovicë pësuan kontakt me rrymë, dërgohen në emergjencë
Tre nxënëses nga shkolla “Eqrem Çabej” në Mitrovicë, kanë pësuar kontakt me r...
-
Keqtrajtim në detyrë dhe moslajmërimin i veprave penale, suspendohen dy policë
Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy policëve n...
-
Albin Kurti dhe shumica e ministrave që fituan mandatin e deputetit duhet të dorëhiqen para certifikimit të rezultatit
Sipas Ligjit për Qeverinë që ka hyrë në fuqi në nëntorin e vitit 2022, të gji...
-
Trump: Bisedimet me Putinin ishin frytdhënëse, lụfta në Ukrainë mund të përfundojë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të premten se ka “...
-
Rama reagon: Protestuesit nga Podujeva t’i respektojnë vendimet sikur komunat e tjera
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se protestuesit nga Podujeva du...
-
Komisionerja Kos: Zgjerimi i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, zhvillim historik
Pak përpara largimit nga Tirana, Marta Kos, Komisionerja për zgjerimin në Kom...