Lajme

Moti në Kosovë për katër ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 18 January 2020

Në fundjavë mjegulla pritet të shpërndahet. Nga e diela më ftohtë me vranësira. Javën e ardhshme me kthjellime, temperaturat në rritje.

Ditën e shtunë vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave anticiklonike, që vazhdojnë të kushtëzojnë mot të kthjellët, e në vise të ulëta mjegull ose vranësira të ulëta, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “nga dita e diel, fusha të ulëta barike me masa më të ftohta ajrore, do depërtojnë mbi Itali, që nga rajoni ynë sjellin vranësira dhe rënie të lehtë të temperaturave, e në vendin tonë ekzistojnë mundësi të ulëta që lokalisht të ketë reshje të dobëta bore ose riga shiu”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera