Lajme

Moti në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:23 | 30 January 2023

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se kjo javë parashihet të jetë me mot kryesisht te vranet, por nuk do të mungojnë edhe intervalet e shkurta me diell.

“Nuk parashihen reshje të intensitetit të lartë por vetëm riga dhe fjolla të dobëta bore. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të lëvizin ndërmjet – 4 deri 8 gradë Celsius.Rigat e dobëta parshihen ditën e marte dhe të enjte, ndërsa fjollat e dobëta të borës parashihen ditën e premte”, njofton IHMK

Edhe pse keto reshje të intensitetit të dobët parashihen gjatë ditëve të ardhshme, nuk do të përfshijnë gjithë territorin . Reshje të intensitetit mesatar parshihen të jenë rreth relievit malor, kryesisht në formë të dëborës..

-Advertisement-

“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes“, njofton IHMK

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera