Lajme

Moti në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 31 January 2022

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas këtij instituti, temperaturat minimale do të zbresin deri -7 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale deri në 8 gradë Celsius.

Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Parashikimi i motit për pesë ditë (31 janar – 4 shkurt 2022)

Do të mbajë mot i ndryshueshëm. Kjo situatë meteorologjike do të mundësohet si pasojë e masave të ajrit me presion relativisht të ulët atmosferike. Në fushat termike do të ketë rritje, sidomos ditën e hënë, ku merkuri në termometër parashihet të arrijë deri në 8 gradë Celsius, derisa temperaturat minimale zbresin deri -7 gradë Celsius (ditën e premte). Të martën vranësirat e dendura që do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte për reshje bore. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8 m/s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera